E Hene - E Diele: 8:00am - 20:00pm

 

KONTRATA E PAJTIMTARIT PER SHERBIMIN INTERNET

NE RRJETIN E OPERATORIT:
“Altin Rroshi”
(Person Fizik)

NR.__________ DATE.______________
Kjo kontrate lidhet ndermjet:
Altin Rroshi (Person Fizik), me Nipt: K83926203K, Operator i Autorizuar nga Autoriteti i
Komunikimeve Elektronike dhe Postare per ofrimin Rrjetit dhe Sherbimit Internet, qe me poshte do te
quhet OPERATOR, me seli ne adresen: ________________________________________, i
perfaqesuar nga Z. _________________, dhe
_________________________________________, me
adrese…………………………………………………………….. , perfaqesuar nga Z/Znj,
………………………………………………………………………. me dokument identifikimi Nr
……………………………………………………………………….. qe me poshte do te quhet PAJTIMTAR.

KATEGORIA E PAJTIMTARIT: □ SHERBIMI INTERNET
□ FAMILJAR
□ BIZNES
□ TJETER

BAZA LIGJORE
Kjo Kontrate hartohet ne zbatim te :
1. Ligjit Nr. 9918 date 19.05.2008 “Per Komunikimet Elektronike ne Republiken e Shqiperise” i
ndryshuar;
2. Ligjit Nr. 9902 date 17.04.2008 “Per Mbrojtjen e Konsumatoreve” i ndryshuar;
3. Ligjit Nr. 9887 date 10.03.2008 “Per Mbrojtjen e te Dhenave Personale” i ndryshuar;
4. Ligje dhe akte nenligjore qe rregullojne kete marredhenie ne Republiken e Shqiperise.
KUSHTE TE KONTRATES
Neni 1. OBJEKTI KONTRATES
Ofrimi i Sherbimit Internet nga Operatori nepermjet rrjetit te tij te komunikimeve elektronike me
specifikimet e dhena ne aneks.
Neni 2 Tarifat
1. Sherbimet, parametrat kryesore te cilesise dhe tarifat te ofruara nga Operatori dhe te pranuara nga
Pajtimtari, paraqiten ne Aneksin e kesaj Kontrate dhe jane pjese integrale e Kontrates se nenshkruar
midis paleve.
2. Tarifat e Sherbimeve jane objekt ndryshimi, te cilat vendosen dhe publikohen sipas kerkesave te ligjit
Nr.9918, date 19.05.2008, “Per Komunikimet Elektronike ne Republiken e Shqiperise” i ndryshuar.
Tarifat publikohen te perditesuara ne faqen www.krujanet.al .
Neni 3 DETYRIMET
3.1 OPERATORI DETYROHET :

3.1.1 Te mundesoje ofrimin e Sherbimit internet per Pajtimtarin te panderprere 24 ne 24 ore e me
cilesi, si dhe te siguroje shpejtesine e transmetimit te percaktuar ne nenin 1.
3.1.2 Te aktivizoje ofrimin e Sherbimit internet brenda dy diteve pune nga data e nenshkrimit te
kontrates.
3.1.3 Te evidentoje ankesat dhe shqetesimet e Pajtimtarit dhe ta informoje ate per zgjidhjen e
mundshme te tyre brenda 3 (tre) diteve pune.
3.1.4 Te riparoje defektet teknike dhe te rivendose ofrimin e sherbimit brenda 3 (tre) diteve
kalendarike, llogaritur nga momenti i njoftimit ne numrat e informacionit te Operatorit.
3.1.5 Te riaktivizoje sherbimin brenda 24 (njezetekater) oreve, nga momenti qe Pajtimtari ka shlyer te
gjitha detyrimet financiare te prapambetura.
3.1.6 Te njoftoje nepermjet medias dhe afishimeve, prane njesise ankimore e zyrave te tij, çdo
ndryshim te tarifave te Sherbimit te internetit, jo me vone se 15 dite kalendarike, perpara
zbatimit te tyre.
3.1.7 Pas kerkeses me shkrim, te beje ndryshimin e paketes se internetit ose shpejtesise se transmetimit
diten e fundit perpara nxjerrjes se fatures mujore.
3.1.8 Pas kerkeses me shkrim per prishje kontrate, te beje nderprerjen e Sherbimit internetit diten e
fundit perpara nxjerrjes se fatures mujore.
3.1.9 Operatori nuk mban pergjegjesi per problemet apo defektet qe mund te vijne si pasoje e
perdorimit te internetit ne menyre te pavarur nga Pajtimtari si psh. hapjes se faqeve te ndryshme
Interneti, shkarkimit te programeve nga Interneti, demtimi nga viruset, aplikimi i formave te
pagesave online, etj.
3.1.10 Te njoftoje Pajtimtarin per modifikime te kesaj Kontrate jo me vone se 30 dite perpara dates se
hyrjes ne fuqi te ketyre modifikimeve.
3.1.11 Te pergatise, Kontraten dhe gjithe elementet e saj, ne format te printuar, lehtesisht te lexueshem
dhe te kuptueshem.
3.1.12 Me kerkesen e Pajtimtarit, ben Kontraten te disponueshme per Pajtimtarin ne format te
pershtshem per te plotesuar nevojat e personave me aftesi te kufizuara shikimi.
3.1.13 T’i jape Pajtimtarit nje shpjegim te hollesishem te te gjitha kushteve te perdorimit dhe kontrates
para nenshkrimit te kontrates.
3.1.14 T’i jape Pajtimtarit informacion te detajuar per programet tarifore qe mund te zgjedhe Pajtimtari,
duke i dhene mundesine e krahasimit midis tyre, perfshire:
i. informacion te plote dhe te qarte, per paketat tarifore dhe ofertat promocionale apo
speciale si zbritjet e tarifave, perdorim i pakufizuar i Internetit, duke specifikuar midis te
tjerave çfare perfshihet ne pakete/oferte dhe çfare nuk perfshihet ne to, afatet kohore te
ofertave dhe efektet e tejkalimit te tyre, perfshire tarifat e aplikuara.
ii. Sistemin tarifor te aplikuar per sherbimet si kufizime te perdorimit, menyra e tarifimit pas
tejkalimit te kufizimit, njesia e matjes per tarifimin (p.sh. M/byte etj), ndryshimi i tarifes, etj
iii. Sherbimet shtese te perfshira ne paketen e zgjedhur
iv. Informacion per cilesine e sherbimeve te ofruara/zgjedhura perfshire informacion dhe
sqarime per internetin.

3.1.15 Te mos refuzoje lidhjen ne rrjet te pajisjeve fundore qe jane ne perputhje me Ligjin nr. 9918 i
ndryshuar dhe aktet nen-ligjore te tij.
3.1.16 Te aplikoje rritjen e tarifes se nje apo me shume sherbimeve te zgjedhura nga pajtimtari ne
kontrate, vetem pas ezaurimit te procesit te njoftimit te pajtimtarit nga Operatori:
– Nepermjet njoftimit individual (mund te jete edhe me SMS apo telefonate) te pakten 30
(tridhjet) dite perpara hyrjes ne fuqi te tyre, ne rastin kur rritja e tarifave aplikohet nga

Operatori. Njoftimi individual duhet te perfshije adresen se ku jane publikuar rritjet e tarifave,
ne rast se njoftimi nuk permban detaje te mjaftueshme te ndryshimeve;
– Nepermjet mjeteve te informimit publik, jo me pak se 7 (shtate) dite perpara hyrjes ne fuqi te
tyre dhe ky njoftim duhet te behet per jo me pak se 3 (tre) dite rrjesht, ne rastin kur rritja e
tarifave eshte miratuar nga AKEP me nje vendim te vecante.
3.1.17 Te aplikoje automatikisht edhe pa njoftim uljen e tarifes te nje apo me shume sherbimeve te
zgjedhura nga pajtimtari ne kontrate,brenda paketes se zgjedhur ne Aneks.
3.1.18 Te mos vendose detyrim financiar per rilidhje ne rrjet nese nderpreja e sherbimit eshte kryer per
shkak te gabimeve te Operatorit.
3.1.19 Sipas kerkeses se pajtimtarit, ne perputhje me legjislacionin dhe kuadrin rregullator ne fuqi, te
lejoje perdorimin e sherbimit te internetit te ofruar nga sipermarres te tjere nese kane
kontrate/marrveshje me operatorin.
3.1.20 Per kufizimet apo per nderprerjet e sherbimit, te cilat zgjasin me shume se 30 min, Operatori ka
detyrimin te vere ne dijeni AKEP–in dhe pajtimtaret. Ky njoftim behet :
i. te pakten 48 ore me pare, ne rast te nje permiresimi, modernizimi ose mirembajtje te
rrjetit;
ii. sa me shpejt te jete e mundur, por jo me vone se 48 ore, pas ndodhjes se kufizimit apo
nderprerjes se shkaktuar nga defekte apo demtime te rrjetit.

3.1.21 Te kryeje njoftimin e pajtimtarit me mjete elektronike (si p.sh. mesazh ne PC) jo me pak se 3 (tre)
dite rresht para arritjes se nivelit te kufizimit “download’/’upload” te percaktuar ne Aneksin 1 te
Kontrates;
3.1.22 Operatori detyrohet te pranoje ankesat e pajtimtareve me shkrim dhe tu ktheje pergjigje brenda

afateve te percaktuara ne rregulloren e AKEP per zgjidhjen e mosmarrveshjeve pajtimtar-
sipermarres.

3.2 PAJTIMTARI DETYROHET
3.2.1 Te siguroje me shpenzimet e tij pajisjet per lidhjen e Sherbimit te internetit.
3.2.2 Te kryeje pagesen per sherbimin e ofruar, sipas menyres dhe afateve te percaktuara ne nenin 6 te
Kontrates.
3.2.3 Te likujdoje te gjitha detyrimet financiare ndaj Operatorit, deri ne momentin e prishjes se kesaj
Kontrate.
3.2.4 Te mos perdore sherbimin e ofruar per qellime ilegale dhe per te kryer vepra qe bien ne
kundershtim me Legjislacionin Shqiptar.
3.2.5 Te mos perdore sherbimin e internetit per qellime rishitje.
3.2.6 Te mos transferoje sherbimin ne palet e treta.
3.2.7 Te lidhe ne rrjet vetem pajisje te certifikuara dhe te sigurohet qe teknologjia e tyre eshte e
pershtatshme me ate qe kerkohet ne sherbimin e internetit te Operatorit.
Neni 4. TE DREJTAT
4.1 OPERATORI KA TE DREJTE
4.1.1 T’i nderprese ofrimin e Sherbimit te internetit Pajtimtarit, i cili nuk ka zbatuar detyrimet qe
rrjedhin nga pikat 3.2.2 -3.2.7.
4.1.2 Te nderprese sherbimin ne menyre te njeanshme, duke njoftuar te pakten 24 ore me perpara, per
qellime mirembajtje dhe permiresimin e sherbimit. Kohezgjatja e nderprerjes te jete jo me shume
se 48 ore:
4.1.3 Te ndryshoje tarifat e ofrimit te Sherbimit te internetit gjate vlefshmerise se kesaj kontrate.

4.1.4 Te modifikoje elementet e Kontrates, duke njoftuar pajtimtaret jo me pak se 30 dite perpara
hyrjes ne fuqi te modifikimeve.
4.2 PAJTIMTARI KA TE DREJTE.
4.2.1 Te perdore pa kufizim Sherbimin e internetit ne perputhje me termat e kesaj kontrate.
4.2.2 Te kerkoje me shkrim ndryshime te tipit te paketes, shpejtesise se transmetimit apo te adreses
(vendodhjes), per te cilat palet bien dakort.
4.2.3 Te kerkoje me shkrim prishje te kontrates ne menyre te njeanshme.
4.2.4 Te ndryshoje ne cdo kohe sherbimet e zgjedhura ne aneksin e kesaj kontrate nepermjet nje
kerkese/njoftimi me shkrim.
4.2.5 Te informohet nga Operatori per te gjitha modifikimet e propozuara ne kushtet e kontrates se
pajtimtarit, brenda nje periudhe kohore jo me vone se 30 dite perpara dates se propozuar per
hyrjen ne fuqi te ketyre modifikimeve, sipas percaktimeve ne nenin 10.
4.2.6 Te anulloje kontraten ne rast se nuk eshte dakord me modifikimin e kushteve te saj (perfshire
rritjen e tarifave), duke njoftuar Operatorin me shkrim ose prane zyrave te tij, para afatit te hyrjes
ne fuqi te tyre. Zgjidhja e kontrates nuk do te heqe detyrimet qe pajtimtari ka ne baze te
kontrates se vjeter.
4.2.7 Pajtimtari, pavaresisht peraktimeve ne kete Kontrate, zoteron te gjitha te drejtat qe i jep
legjislacioni dhe kuadri nen-ligjor shqiptar ne fuqi, vecanerisht Ligji nr. 9918 i ndryshuar, Ligji
nr. 9902 i ndryshuar, Ligji nr. 9887 i ndryshuar.
4.3 E drejta e ankimit:
1) Pajtimtari ka te drejte te ankohet apo te kerkoje sqarime tek operatori qe ofron sherbime te
komunikimeve elektronike per kushtet kontraktore dhe/ose permbushjen e ketyre kushteve nga
operatori, perfshire faturen dhe cilesine e sherbimit te ofruar.
2) Ne rast se pajtimtari nuk eshte i kenaqur me sqarimet e dhena nga operatori nepermjet telefonit
apo njoftimeve te tjera me mjetet elektronike, ai mund te ankohet me shkrim. Ankesa duhet te
paraqitet:
a) brenda 15 diteve nga marrja e fatures per sherbimin e ofruar, nese ankesa i referohet shumes se
faturuar per sherbimin e ofruar; ose
b) brenda 15 diteve nga ofrimi i sherbimit, nese ankesa i referohet cilesise se sherbimit te ofruar.
3) Pas marrjes se ankeses se referuar ne piken 2 te ketij neni, sipermarresi duhet te verifikoje
shumen e faturuar per sherbimet e ofruara ose per cilesine e sherbimeve te ofruara dhe, pas
verifikimit, te konfirmoje shumen e faturuar ose ta korrigjoje ate. Sipermarresi i dorezon pajtimtarit
pergjigjen, me shkrim, jo me vone se 15 dite pas marrjes se ankeses nga pajtimtari.
4) Nese pajtimtari, nuk eshte dakord me pergjigjen me shkrim te sipermarresit, pajtimtari mund te
filloje nje procedure ne AKEP per zgjidhjen e mosmarreveshjes, sipas nenit 120/1 te ketij ligji, ose
mund ta paraqese rastin para gjykates, sipas Kodit te Procedures Civile.

Neni 5 FATURIMI
5.1 Faturimi mujor per Pajtimtarin do te behet me parapagim.
5.2 Faturimi i pajtimit mujor:
i. do te perfshihet cdo muaj (si ze me vete) ne faturen e sherbimit internet te muajit paraardhes, nese
Pajtimtari perfiton nga Operatori sherbimin internet, ose
ii. do te kryhet me fature te vecante nese Pajtimtari nuk perfiton nga Operatori sherbimin internet.

Ne te dy rastet, fatura do te dergohet ne njesine perkatese arketimore te Operatorit dhe i dorezohet
Pajtimtarit ne vendin e banimit, ne menyre zyrtare (me poste ose dorazi) dhe jo me vone se
pesembedhjete dite kalendarike perpara afatit te pageses se saj.
5.3 Faturimi per mbipagesen do te behet ne faturen e muajit pasardhes.
5.4 Ne faturen e derguar Pajtimtarit, pervec vlerave te detyrimeve, Operatori perfshin:
– Afatin e pageses se fatures;
– Menyren dhe vendin e pageses se fatures;
– Pagesat shtese;
– Sanskionet ne rast moshlyerje te detyrimeve (kamat-vonesat, nderpreje, kufizim te sherbimeve
etj);
– Numer kontakti te Operatorit per Kujdes ndaj Klientit per informacion per faturen (thirrjet
drejt ketij numri jane pa pagese ose me kosto jo me te larte se nje thirrje lokale).
Neni 6. KRYERJA E PAGESAVE
Detyrimet financiare te Pajtimtarit ndaj Operatorit kryhen si me poshte:

6.1 Per vleren e instalimit, me LEK ne dore, vetem njehere, prane arkes se Operatorit ose me Urdher-
Xhirimi ne emer dhe ne favor te Operatorit, sipas percaktimeve ne faturen e leshuar, ne momentin

e firmosjes se kesaj Kontrate, referuar tarifave te percaktuara ne Aneks-Kontrate.
6.2 Per vleren e pajtimit mujor menjehere me ofrimin e sherbimit:
a) me faturen mujore te sherbimit internet, sipas nenit 6.1.b te “Kontrates se Pajtimit” ne rrjetin
publik te Operatorit, ne rast se Pajtimtari Perfiton nga Operatori sherbimin internet, ose
b) Sipas afateve te fatures se vecante nese Pajtimtari nuk perfiton nga operatori sherbimin internet;
c) per muajin e pare, me lek ne dore prane arkes se Operatorit, ne momentin e firmosjes se kesaj
Kontrate, sipas diteve kalendarike, duke fillur 2 dite pas dates se nenshkrimit te saj deri ne diten
e fundit perpara nxjerjes se fatures mujore te sherbimit internet.
6.3 Detyrimet sipas pikes 6.2 duhet te shlyhen brenda 30 (tridhjete) diteve kalendarike te llogaritura
nga dita e fundit e muajit te faturuar.
6.4 Date pagese do te konsiderohet:
a) Data e shenuar ne mandat arketimi, ne rastin kur pagesa kryhet me LEK ne dore prane njesise
arketimore te Operatorit.
b) Data e prekjes se llogarise bankare likujduese te Operatorit, ne rastin kur pagesa kryhet me
Urdher-Xhirimi bankar.
Neni 7 SANKSIONET
7.1 Ne rast se sherbimi i kontraktuar nuk ploteson nivelin e cilesise se parashikuar ne kontrate dhe/ose
Operatori vonon riparimin e difekteve ne rrjetin e tij te telekomunikacioneve, tej afateve te
percaktuara ne pikat 3.1.4 te kesaj Kontrate, atehere ai detyrohet t’i zbrese fatures se muajit ne
vijim 3% se tarifes se pajtimit mujor (me TVSH), per cdo dite mungese cilesie/vonese riparimi
difekti, por jo me shume se vlera e tarifes se pajtimit mujor (me TVSH).
7.2 Ne rast se Pajtimtari vonon pagesen e vleftes se fatures mujore tej afateve te percaktuara ne piken
6.3 te kesaj Kontrate, atehere:
a) Deri ne daten 15 te muajit pasardhes, Pajtimtari detyrohet t’i paguaje Operatorit kamate
ne masen 0.5 % te vleres se fatures mujore te papaguar per cdo dite vonese.
b) Ne daten 16 te muajit pasardhes Pajtimtarit i nderpritet ofrimi i sherbimit. Nga data 16
deri ne diten e fundit perpara nxjerrjes se fatures mujore te muajit pasardhes negociohet
per zgjidhjen e mosmarreveshjeve, kryerjen e pageses se fatures mujore, kamat vonesat etj.

c) Nese pas perfundimit te afatit sipas pikes 7.2/b mosmarreveshjet nuk zgjidhen atehere
pajtimtari mund ti drejthet AKEP per zgjidhjen e mosmarveshjes ose ceshtja kalon per
zgjidhje ne Gjykaten e Rrethit.
d) Diten e fundit perpara nxjerrjes se fatures mujore te muajit pasardhes,
Kontrata quhet e nderprere.

7.3 Ne rast se Pajtimtari nuk kryen pagesen e fatures sipas afatit te saj, Operatori ka te drejte te
ndermarre masa kufizuese te ofrimi te sherbimit per Pajtimtarin:
a. Operatori, brenda 15 diteve pas afatit te pageses, do te njoftoje Pajtimtarin me shkrim ose
me SMS/telefonate per plotesimin e detyrimit te pageses apo detyrimeve te tjera kontratore,
brenda nje afati te arsyeshem, jo me pak se 15 dite, te percaktuar nga Operatori si dhe duke
e paralajmeruar Pajtimtarin per masat kufizuese qe mund te ndermarre Operatori.
b. Ne rast se Pajtimatri nuk kryen pagesen apo nuk permbush detyrimet kontraktore brenda 30
diteve nga afati i pageses se fatures, Operatori ka te drejte te kufizoje apo nderprese
perkohesisht ofrimin e sherbimeve. Ne kete rast, Operatori do te dergoje nje njoftim per
palajmerimin e fundit dhe/ose fillimin e masave kufizuese/ nderprerjes te perkoheshme apo
perfundimtare.
c. Ne rast se Pajtimtari nuk ka paguar detyrimin 60 dite pas afatit te pageses se fatures,
Operatori ka te drejte te nderprese kontraten ne menyre te njeanshme, duke i derguar
njoftim Pajtimtarit 10 dite perpara nderprejes. Pas kesaj date me shlyerjen e te gjitha
detyrimeve ndaj Operatorit, Pajtimtari ka te drejte te rilidhe Kontraten e Pajtimit.

7.4 Operatori nuk eshte i detyruar te njoftoje paraparakisht Pajtimtarin per masat e marra ne rast se
shkelja e evidentuar e kontrates:
i. perben nje kercenim serioz te rendit e sigurise publike, shendetit e mjedisit;
ii. shkakton nje demtim serioz fizik, material ose funksional te rrjetit
7.5 Nese eshte teknikisht e mundshme, Operatori eshte i detyruar te kufizoje aksesin vetem per ato
sherbime qe Pajtimtari ka shkelur kushtet e kontrates, pervec rasteve kur Pajtimtari abuzon, ose ne
menyre te perseritur kryen me vonese ose nuk paguan faturat.
7.6 Ne cdo rast kur Pajtimtari vonon pagesen e vleres se fatures, tej afateve te percaktuara ne fature, dhe
brenda ketij afati nuk ka bere ankese me shkrim per faturen, Pajtimtari detyrohet t’i paguaje
Operatorit kamate ne masen 0.5% te fatures mujore te papaguar, per cdo dite vonese ne pagim nga
afati i pageses se percaktuar ne fature.
7.7 Ne rast se Pajtimtari, ka bere ankese me shkrim per faturen, para afatit te pageses, atehere:
a) Operatori ka detyrimin te trajtoje ankesen dhe ktheje pergjigje sipas percaktimeve te kesaj
kontrate.
b) Operatori mund te mos aplikoje masat kufizuese te referuara me siper.
Neni 8 PRISHJA E NJEANSHME E KONTRATES
8.1 Operatori mund te prishe kontraten ne menyre te njeanshme kur Pajtimtari nuk shlyhen pagesat e
fatures sipas nenit 6 te kesaj Kontrate.
8.2 Pajtimtari ka te drejte ta quaj kete Kontrate te prishur diten e fundit perpara nxjerrjes se fatures
mujore pavarsisht nga data e paraqitjes se kerkeses se tij me shkrim.
8.3 Pajtimtari ka te drejte te zgjidhe Kontraten ne menyre te njeanshme dhe pa kosto shtese, ne rastet e
modifikimit/zevendesimit te kontrates, nese nuk eshte dakort me kushtet e reja perfshire:
– rritje te tarifes se nje apo me shume sherbimeve;
– perkeqesim te treguesve te cilesise se sherbimit nga Operatori
Zgjidhja e kontrates nuk do te heqe detyrimet qe pajtimtari ka ne baze te kontrates se vjeter. Ne keto
raste pajtimatri duhet te njftoje Operatorin sipas peraktimeve te nenit 10.

Neni 9 KUSHTE TE PERGJITHSHME
9.1 Kjo Kontrate hartohet dhe interpretohet nga Palet ne perputhje me aktet ligjore dhe nenligjore te
Republikes se Shqiperise.
9.2 Mosmarreveshjet qe lindin ndermjet paleve zgjidhen sipas percaktimeve ne Udhezuesin e
Mosmarrveshjeve me pajtimtarin te dhena si Aneks i kesaj Kontrate. Ne rast se palet nuk arrijne te
zgjidhin mosmarrveshjen me mirekuptim, secila mund ti drejtohet per shqyrtim AKEP-it ose dhe
Gjykates se Rrethit ku eshte lidhur Kontrata.
9.3 Kjo Kontrate hyn ne fuqi ne diten e nenshkrimit te saj nga palet.
9.4 Kjo kontrate lidhet per nje afat te percaktuar prej 12 (dymbedhjete) muajsh duke filluar nga data e
nenshkrimit te kontrates prej pajtimtarit.
9.5 Nese pajtimtari nuk ka njoftuar Operatorin me shkrim ose ne zyrat e tij, se nuk deshiron vazhdimin
e kontrates pertej afatit 12 (dymbedhjete) mujor, kontrata kthehet ne kontrate me afat te pacaktuar.
9.6. Pas kalimit te afatit fillestar prej 12 muajsh, pajtimtari mund ta zgjidhe kontraten duke njoftuar me
shkrim Operatorin per kete ose me deklarim ne dyqanet e operatorit. Operatori do ta zgjidhe
kontraten ne fund te muajit ne vazhdim, por asnjehere me vone se 30 (tridhjet) dite nga marrja e
njoftimit nga ana e Operatorit. Ne rast se kontrata zgjidhet gjate muajit, tarifa mujore e pajtimit do
te paguhet deri ne fund te muajit kalendarik gjate te cilit eshte zgjidhur kontrata.
9.7 Ne cdo rast zgjidhjeje te kesaj Kontrate duhet te shlyhen te gjitha detyrimet e Pajtimtarit kundrejt
Operatorit.
9.8 Ne rast zgjidhjeje te Kontrates per shkak te mosshlyerjes se detyrimeve nga ana e Pajtimtarit, ai qofte
personalisht, qofte si person juridik do te humbase te drejten te lidhe nje kontrate tjeter me
Operatorin pa shlyer me pare detyrimet e tij te prapambetura ndaj Operatorit. Operatori do te ruaje
te drejten e tij per te kerkuar sipas ligjit pagimin e detyrimeve te pashlyera.
9.9 Secila pale ka te drejte te kerkoje prishjen e njeanshme te kontrates, sipas percaktimeve te dhena ne
kete kontrate.
Neni 10. MODIFIKIMI
10.1. Percaktimet e kesaj Kontrate dhe Udhezuesi per Zgjidhjen e Mosmarreveshjeve perbejne Termat
e Pergjithshme te Kontrates se lidhur midis Operatorit dhe Pajtimtarit, dhe jane miratuar me
Vendim te Keshillit Drejtues te AKEP.
10.2. Termat e Pergjithshme te Kontrates mund te modifikohen apo zevendesohen vetem pas
miratimit te ndryshimeve nga AKEP.
10.3. Per cdo modikim/zevendesim te kushteve te pergjithshme, reduktimi te sherbimeve/cilesise dhe
rritje te tarifave te sherbimeve te zgjedhura nga pajtimtari, Operatori duhet:
– Te njoftoje Pajtimtarin nepermjet njoftimit individual (mund te jete edhe me SMS apo me
telefon te pakten 30 (tridhjet) dite perpara hyrjes ne fuqi te tyre. Njoftimi individual duhet te
perfshije adresen se ku jane publikuar ndryshimet/termat e reja, ne rast se njoftimi nuk
permban detaje te mjaftueshme te ndryshimeve;
– te njoftoje pajtimtaret nepermjet mjeteve te informimit publik, jo me pak se 7 (shtate) dite
perpara hyrjes ne fuqi te tyre dhe ky njoftim duhet te behet per jo me pak se 3 (tre) dite rrjesht,
ne rastin kur rritja e tarifave eshte miratuar nga AKEP me nje vendim te vecante.
10.4 Permiresimi i sherbimeve per pajtimtarin si ulja e tarifave dhe rritja e cilesise/sherbimeve mund te
aplikohen nga Operatori pa qene nevoja e njoftimit.
10.5 Ndryshimet e cituara ne piken 10.3, hyjne ne fuqi ne daten e percaktuar nga AKEP (ne rast se ato
jane objekt miratimi nga AKEP) ose nga Operatori.

10.6 Ne rast se pajtimtari nuk njofton me shkrim Operatorin, sipas pikes 10.7, pajtimtari konsiderohet
se i pranon ne heshtje ndryshimet dhe efektet e ndryshimeve zbatohen nga data e hyrjes ne fuqi te
tyre pa qene i detyrueshem nenshkrimi i tyre (te nje amendamenti apo kontrates se re) nga te dy
palet . Palet kane te drejte te neshkruajne amendamentet apo kontraten e re, ne cdo kohe para apo
pas hyrjes ne fuqi te ndryshimeve.
10.7Ne rast se pajtimtari nuk eshte dakord me modifikimin e kushteve te kontrates (perfshire rritjen e
tarifave) te cituar ne piken 10.3, pajtimtari ka te drejte te mos pranoje modifikimin/zevendesimin e
kontrates dhe ta anuloje kontraten duke njoftuar Operatorin me shkrim ose ne zyrat e tij, para afatit
te hyrjes ne fuqi te tyre. Zgjidhja e kontrates nuk do te heqe detyrimet qe pajtimtari ka ne baze te
kontrates se vjeter.
Kjo kontrate dhe gjithe elementet e saj hartohet ne 2 (dy) kopje te njevlefshme ne gjuhen shqipe, nga te
cilat 1 (nje) kopje e mban Operatori dhe 1 (nje) kopje i dorezohet Pajtimtarit. Te dy kopjet nenshkruhen
nga te dy palet.
Me ane te ketij nenshkrimi vertetoj se i kam lexuar, kuptuar dhe pranuar kushtet dhe termat e kesaj
kontrate.

PER OPERATORIN: PAJTIMTARI:
___________________ ______________________
Emer-mbiemer-firme-vule Emer-mbiemer-nenshkrim

ANEKSI nr.1
Sherbimet dhe Tarifat
Tabela e sherbimeve dhe tarifave per sherbimin internet:
Ne kete seksion pasqyrohen sherbimet baze dhe shtese te ofruara nga Operatori dhe te zgjedhura nga
pajtimtari, tarifat perkatese te sherbimeve, menyra e tarifimit dhe parametrat teknike dhe cilesore te
sherbimit.
Sherbimi: Internet
Shpejtesia e lidhjes:
____________ Mbps Download
____________ Mbps Upload

Tarifa mujore: __________
Tarifa e abonimit: __________
Tarifa e instalimit: __________

Shenim: Tarifat e perditesuara gjenden ne faqen www.krujanet.al

ANEKSI NR. 2

UDHEZUES PER ZGJIDHJEN E ANKESAVE

1- Ankesat mund te paraqiten :
a- Nepermjet numrit ___________ per “Difekte teknike”
b- Nepermjet numrit ___________ per “Asistence teknike per sherbimin internet”.
c- Nepermjet sporteleve te Operatorit ku merret deklarim shkresor per ankesen.
d- Nepermjet postes per ankesa te ndryshme.
e- Me email ne adresen __________
2- Afati i paraqitjes se ankesave eshte:
a- Ankesat per “Difekte Teknike” dhe “Asistence teknike per sherbimin internet” paraqiten ne cdo
kohe ( sherbimi 24 oresh);
b- Ankesat per vendimet apo veprimet e Operatorit per aksesin apo veprimit te kryer nga Operatori.
c- Ankesat per faturim paraqiten deri ne fund te muajit te dyte pasardhes te fatures se ankimuar.
d- Ankesa per mos riparim te difekteve te paraqiten menjehere pasi mbaron afati sipas pikave
perkatese te kontrates.
e- Ankesat e tjera, te cdo lloji qofshin paraqiten sa me pare.
3- Ankesat, ne varesi nga natyra e tyre, shqyrtohen nga strukturat perkatese e Operatorit, mbeshtetur ne
te dhenat e marra nga Deget apo Sektoret e tjere dhe konform rregullave behet analiza dhe zgjidhja e
tyre, konform afateve te parashikuara ne Kontraten e Pajtimit.
4- Afati i nformimit me shkrim te Pajtimtarit mbi rezultatin e shqyrtimit te ankesave sipas pikave 2.b,
2.c,2.d, dhe 2.e eshte brenda 10 diteve nga marrja e tyre.
5- Operatori mban nje rregjister te vecante per ankesat e paraqitura sipas pikave 2.b, 2.c, 2.d dhe 2.e.,
dhe pergjigjet e dhena me shkrim sipas pikes 4, duke i dhene seciles nje numer refernce.
6- Pajtimtaret kane te drejte qe, ne perputhje me percaktimet ne kontrate per zgjidhjen e
mosmarreveshjeve, te ankohen ne:
a) AKEP per zgjidhjen e mosmarrveshjes sipas rregullores se AKEP per zgjidhjen e mosmarrveshjes,
b) Dhe/ose ne Gjykate per vendimin e marre nga Operatori.

ANEKSI NR. 3
Treguesit e Cilesise se Sherbimit

Treguesit e Cilesise se Sherbimit Internet gjenden te perditesuar ne faqen e internetit www.krujanet.al